aktikat e “tokës së djegur” të Moskës kundër Ukrainës po forcojnë vetëm aleancën perëndimore kundër Rusisë, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Scholz u tha anëtarëve të Parlamentit gjerman se presidenti rus, Vladimir Putin po përdorë energjinë dhe urinë si armë, duke shtuar se “taktika të tilla të tokës së djegur nuk do ta ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën. Ato vetëm forcojnë vendosmërinë dhe këmbënguljen e Ukrainës dhe aleatëve të saj. Në fund, terrori me bomba dhe raketa i Rusisë është një akt dëshpërimi, ashtu si mobilizimi i burrave rusë për luftë. Ne nuk do ta lëmë përshkallëzimin e fundit të Moskës të mbetet pa përgjigje”, ka thnëë ai.
Kancelari gjerman foli në lidhje me breshërinë e fundit të sulmeve të Moskës në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Sulmet ndaj objekteve të energjisë kanë shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin dhe kanë shtyrë autoritetet të vendosin kufizime në përdorimin e energjisë elektrike, duke filluar nga e enjtja.
Scholz tha se Gjermania e kishte çliruar vetën nga varësia e gazit rus, por po punonte për të ulur çmimet e energjisë, duke përfshirë sigurimin e kontratave të reja të furnizimit me gaz nga vendet e tjera.
Ai u drejtua dhomës së ulët të parlamentit në Berlin përpara një takimi me 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të enjten, të cilat do të takohen për herë të dytë brenda dy javësh në një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë në të gjithë Evropën.