Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ftoi shtetet e Bashkimit Evropian që t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit Perëndimor, që të integrohen në BE. Në një fjalim para eurodeputetëve në Ditën e Evropës, Scholz foli edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e saj. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, shtoi ai.





