LAJME

Scholz lëshon Kosovën dhe shkon në Serbi, pritet me ceremoni nga Vuçiq

Scholz lëshon Kosovën dhe shkon në Serbi, pritet me ceremoni nga Vuçiq
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2022, 15:57

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka lëshuar Kosovën për të vazhduar me vizitën e tij në Serbi.

Ai atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe është pritur me ceremoni shtetërore.

Në Kosovë, Scholz u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Nga këtu, kancelari dha mesazhe të qarta për liberalizimin e vizave dhe faktin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për të.

Gjithashtu, Scholz tha se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në një dialog me njohje, pasi që vetëm me një marrëveshje të tillë, mund të ketë anëtarësim në BE.

Pas Serbisë, Scholz pritet ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Bullgarinë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika