LAJME

Scholz flet për sigurinë në Kosovë: Gjermania i qëndron pranë NATO-s

Scholz flet për sigurinë në Kosovë: Gjermania i qëndron pranë NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2023, 13:09

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përmendur situatën e sigurisë në Kosovë, specifikisht mënyrën sesi prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet.

Scholz madje u shpreh se NATO-s, si garantues i sigurisë në Kosovë, i qëndron e bashkuar edhe Gjermania përmes misionit të saj ushtarak.

”NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”.

Këtë deklaratë, Scholz e dha gjatë pritjes që i bëri sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Berlin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika