Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet.Ymeri potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.
Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.
“Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” tha Ymeri.





