Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pati paralajmëruar greva nga 20 prilli, në rast se Qeveria e Kosovës nuk i plotëson kërkesat e saj. Porse, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka thënë për KosovaPress se sot (e mërkure v.j.) do të takohet me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për të vendosur për hapat e ardhshëm.





