Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë mësimdhënësve të vaksinohet kundër Covid-19.
SBASHK-u nuk do e përkrahë asnjë mësimdhënës që nuk u vaksinua kundër Covid-19

Jasharaj tha se nëse Qeveria dhe Ministria e Arsimit, marrin vendim që mësimdhënësit të cilët nuk janë vaksinuar të ndëshkohen, ata do ta përkrahin këtë vendim dhe nuk do t’iu dalin në mbrojtje mësimdhënësve te pa vaksinuar.
“SBASHKU me kohë duke komunikuar edhe me koleget tanë në teren i kemi bërë apel që të vaksinohen dhe këtë çështje e kemi shtjelluar edhe me ministren Nagavci se nëse Ministria e Arsimit merr masa kuzhtëzuese ato masa janë për të gjithë dhe ne jemi shprehur publikisht se mësimdhënësit të cilët nuk e dëgjojnë apelin tone dhe të MASHT-it dhe nuk vaksinohen ne nuk do të iu dalim në mbrojtje”, deklaroi ai
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

