Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se përkundër insistimit të vazhdueshëm të tyre për të diskutuar me kreun e Qeverisë kjo është bërë e pa mundur.Ai thotë se Kurti nuk ka qenë i gatshëm që asnjëherë t’i dëgjojë kërkesat e tyre, prandaj edhe ka pohuar se në mbledhjen që do mbahet me Këshillin e Përgjithshëm do të vendoset saktësisht se cilat do të jenë masat sindikale që do të ndërmarrin.
Sipas tij, nëse Qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, dhjetori do t’i gjejë në grevë.
“Këto janë apele me dëshirën e vetme që të ulemi dhe të bisedojmë, por nëse ky hezitim i ministrit Murati por edhe i kryeministrit, atëherë më së largu që mund të them pa precizuar ndonjë datë, por që do kemi një takim me Këshillin drejtues dhe nëse ata vendosin sidomos në pjesën e parë të dhjetorit, atëherë e keqja do të vijë që unë nuk mund t’i saktësojë, por në këtë situatë që jemi dhjetori mund ta gjejë arsimin në greva”.Tutje Jasharaj tha se Ligji i pagave sa më shpejt duhet që të zbatohet, poashtu sigurimet shëndetësore e rritja e premtuar e pagave për sektorin e arsimit.





