• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, June 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

SBASHK-u kundër Qeverisë, e cakton të hënën ditë pushimi – MASHT heshtë

tvprizreni by tvprizreni
November 28, 2020
in LAJME, VENDI
0
SBASHK-u kundër Qeverisë, e cakton të hënën ditë pushimi – MASHT heshtë
0
SHARES
326
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që e hëna, të jetë ditë e rregullt pune, shkruan GazetaBlic.Kështu ka bërë të ditur SABSHK-u një komunikatë për medie, duke thënë se e hëna për ta është do të jetë ditë pushimi.“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. Të premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

E në lidhje me këtë, GazetaBlic ka tentuar të marr detaje nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj se a do të zhvillohet procesi mësimor të hënën, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve. Njëjtë kanë vepruar edhe nga kabineti i tij.Në anën tjetër, kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se të hënën do të jetë ditë e rregullt pune dhe s’do të ketë pushim për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, kishte shkruar ai.

Por, SBASHK-u bën thirrje që solidarizimi me punëtorët shëndetësorë të ndodhë me rastin e ndonjë feste tjetër.“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar”, thuhet në njoftim.Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit./GazetaBlic

Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
download karbonn firmware
Free Download WordPress Themes
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
Previous Post

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

Next Post

639 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 20 në Prizren

Next Post
639 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 20 në Prizren

639 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 20 në Prizren

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
Zgjedhjet e reja në veri: Osmani dhe Kurti pajtohen, PDK-ja jo

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

June 4, 2023
Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

June 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.