Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në reagimin e SBASHK-ut, thuhet se ky bllokim i qëllimshëm, i shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik për një kandidat konsensual për kryetar Kuvendi, po pengon trajtimin e çështjeve jetike për mësimdhënësit dhe qytetarët.
“Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja. Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale,përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria”, thuhet në reagim.





