- Reklama -

SBASHK paralajmëron grevë të përgjithshme në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se së shpejti do të mbajë Kongresin e jashtëzakonshëm, për të diskutuar dhe marrë vendime lidhur me situatën aktuale institucionale dhe të punëtorëve të arsimit në vend.

“Në takimet e shpeshta me udhëheqësit sindikal nga të gjitha nivelet e arsimit, kemi analizuar me kujdes situatën politike dhe institucionale në vend. Kritikat tona i kemi drejtuar partisë që doli e para në zgjedhjet e shkurtit, e cila duke mos respektuar vullnetin e qytetarëve për krijimin e institucioneve funksionale, po vazhdon me sjellje që lënë anash prioritetet reale të vendit dhe interesat e punëtorëve të sektorit publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

- Reklama -

SBASHK-u vlerëson se mungesa e institucioneve funksionale ka krijuar një boshllëk ku nuk adresohen kërkesat e punëtorëve arsimorë.

“Në vend të trajtimit serioz të kërkesave të grupeve të punësuar, përfshirë edhe ato të punëtorëve të arsimit, kjo parti po i jep më shumë rëndësi çështjeve të emërimeve sesa zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, thekson SBASHK.

Sindikata ka intensifikuar komunikimin me udhëheqësit sindikal nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe ka vendosur që të organizojë Kongresin e jashtëzakonshëm me qëllim marrjen e vendimeve për veprime sindikale.

“Në Kongres do të shqyrtohet dhe vendoset nëse muaji shtator do të shënojë fillimin e vitit të ri shkollor, apo do të jetë fillimi i veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin për media.

SBASHK-u i bën thirrje institucioneve që të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje për kërkesat e punëtorëve të arsimit.

“SBASHK-u mbetet i përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çdo punëtori të arsimit dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SBASHK.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort