Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se që nga krijimi i Qeverisë Kurti II, kryeministri nuk i ka takuar kryetarët e komunave që t’i dëgjojë brenga e tyre të cilat, sipas tij, janë të shumta.
Ibrahimi në një prononcim për ‘GazetaBlic’, deklaron se nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që nga paslufta, që një kryeministër mos t’i takoj kryetarët e komunave.
“Që nga krijimi i Qeverisë Kurti II, ai nuk i ka takuar kryetarët e komunave që t’i dëgjojë brenga e tyre e që janë të shumta.Që nga mosfunksionalizimi i OSHP ku me dhjetra miliona euro nuk janë investuar nëpër komuna, mungesa e barnave esenciale nëpër QKMF dhe QMF, moskoordinim total sa i përket ligjeve që kanë të bëjnë me pushtetin lokal, kontratat kolektive të arsimit dhe shëndetësisë të cilat ende paguhen nga buxhetet e komunave kurse nënshkruese janë ministritë, procedurat e tejzgjatura me muaj të tëra e në disa raste pamundësia e zëvendësimit të mësimëdhënësve shtatzëna dhe mësimëdhënsve me sëmundje kronike. Nuk ka ndodhur në asnjë qeveri që nga paslufta, një kryeministër mos t’i takoj kryetarët e komunave të gjithë njëherazi për të diskutuar për problemet e komunave”, deklaron ai.
Tutje ai deklaron se Kurti edhe në kohë pandemia ka pasur mundësi të organizoj takime online, por kjo nuk ka ndodhur.“Edhe në kohë pandemia ka pasur mundësi të organizojmë takime online por kjo nuk ka ndodhur. Shtrohet pyetja se përse kjo nuk po ndodhë.Të përshpejtohet ekzekutimi i subvencioneve për fermerët në bujqësi. Furnizimi me barna esenciale të rregullohet dhe QKMF-të në komunat të furnizohen sa më shpejtë. Të funksionalizohet Bordi i Organit të Shqyrtimit të Prokurimit. Qeveria të marrë përsipër obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive. Derisa Ligji për Financat Lokale do të trajtoj çështjen e Zjarrëfikësve, AKK-të të loboj në këtë drejtim. Të adresohen problemet me qentë endacakë dhe në bashkëpunim me Qeverinë të trajtohet ky shqetësim i Komunave”, deklaron ai.