I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që më në fund të liberalizojë vizat për kosovarët, duke e quajtur zvarritjen e procesit si një nga gabimet e bllokut.
“Në Kosovë qeveria është duke bërë reforma dhe ne duam t’i shpërblejmë. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një nga ato hapa të domosdoshëm që duhet vijojë. Por edhe dialogu i normalizimit me Serbinë duhet të rifillojë dhe të dyja palët duhet të jenë të gatshme për progres”, ka thënë Sarrazin në një intervistë për Deutsche Welle, transmeton Klankosova.tv.





