Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se intervista e saj mbrëmë në një televizion është keqinterpretuar.
Bogujevci tha se nuk është e vërtetë se ka thënë që “Vetëvendosje do të shënonte fitoren e njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin”.
“Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjejrre tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjejt edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vertetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ajo.





