Bëhet e ditur se vetëm një muaj larg konferencës së famshme të Samsungut “Unpacked” kanë nisur raportimet se gjiganti i telefonave do të sjellë diçka krejt ndryshe sivjet. S’do të ketë fare lansim të ndonjë telefoni të ri “Note”. Tash ka nisur raportimi se do të ketë lansim të telefonave që palosen, me Samsungun që thuhet se do t’i shokojë adhuruesit e vet me pajisje e çmim.
Thuhet se pajisja Galay Fold 3 pritet t’u ofrojë adhuruesve të telefonit “Note” një alternativë të shkëlqyeshme, me pajisjen që do të ketë ekran të madh sa “dy telefona” të tillë, e me çmim që konsiderohet i volitshëm në raport me pajisjet e tjera.
Më herët u raportua se çmimi i Fold 3 dhe modeleve të tij do të jetë më i lirë se pararendësit. Në disa raporte u përmend se çmimi do të jetë 20 për qind më i lirë, me rreth 1500 dollarë për pajisjen më të fuqishme e 1000 dollarë për versionin bazë Flip 3.





