Samsung është duke punuar në zhvillimin e një gjenerate të re të telefonave të palosshëm dhe tani detajet e para rreth tyre vijnë nga Koreja e Jugut.
Këto janë pajisjet Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4, të cilat do të vijnë në treg në vitin 2022. Galaxy Fold 4 do të ketë teknologji të përmirësuar të kamerës dhe kjo vlen për të dy kamerat, të brendshme dhe të jashtme.
Kamerat e pasme gjithashtu do të përmirësohen, por ende nuk dihet se çfarë saktësisht. Fold 4 duhet të ketë një mbulesë të re e cila duhet ta bëjë atë më të lehtë se paraardhësi i tij dhe pritet një rezistencë më e mirë ndaj ujit dhe pluhurit.
Kapaciteti i kamerës nuk do të ndryshojë shumë në krahasim me Fold 4, dhe koha e daljes së saj në treg duhet të jetë shumë e ngjashme me gjeneratën e mëparshme.






