- Reklama -

Samiti i Paqes, Begaj kërkon nga Moldavia dhe Kenia që të njohin Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për një rrugë imediate drejt paqes në Ukrainë, për të ndalur tragjedinë njerëzore dhe konfliktin që rrezikon Evropën e vetë botën.

Begaj iu drejtua të dielën Samitit të Paqes për Ukrainën. Para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, presidenti deklaroi: “Shqipëria e konsideron formulën e paqes të presidentit Volodimir Zelenski si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina.”

- Reklama -

Presidenti Begaj konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa nënvizoi faktin që Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona,” tha Begaj.

Begaj kërkon nga Moldavia dhe Kenia që të njohin Kosovën

Presidenti Bajram Begaj ka kërkuar nga homologia Maia Sandu, që Moldavia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një takim që dy krerët e shteteve mbajtën në Lucernë të Zvricrës, në kuadër të Samitit të Paqes për Ukrainën, Begaj veçoi kontributet e Moldavisë në mbrojtjen territoriale dhe të rendit në Kosovë.

“Gjatë takimit tonë konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së. I kërkova të rimendojë vendimin për njohjen e Kosovës dhe të mbështesë anëtarësimet e saj ndërkombëtarisht. Jemi mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR,” njoftoi presidenti Begaj nëpërmjet rrjetit “X”.

Çështjen e Kosovës, presidenti Begaj e trajtoi edhe gjatë takimit me homologun afrikan të Kenies, Uilliam Ruto (o. William), të cilit i përsëriti kërkesën për njohjen zyrtare, duke theksuar se një lëvizje e tillë i shërben zgjerimit të frymës së paqes dhe sigurisë. “Shqipëria dhe Kosova,” theksoi Begaj, “janë në të njëjtën linjë të politikës së bashkëpunimit kolektiv për shmangien e konflikteve.”

Presidenti i Shqipërisë zhvilloi gjithashtu takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi, Sllovenisë, si dhe me drejtues të organizatave që marrin pjesë në Samitin për Ukrainën, përfshi edhe presidentin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel (o. Charles Michel). /RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort