LAJME

Samiti i BE-së pa rezultate për Ballkanin Perëndimor, Lajçak: Dështuam, kjo do të gjenerojë zhgënjim në rajon

Samiti i BE-së pa rezultate për Ballkanin Perëndimor, Lajçak: Dështuam, kjo do të gjenerojë zhgënjim në rajon
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 14:26

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni për shkak të mungesës së marrjes së vendimeve për proceset që ishin duke pritur.

Ai tha se vendime u morën për Evropën Lindore, por jo edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika