- Reklama -

Samiti i Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor në Berlin

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se sot do të jetë preludi i një sërë konferencash të nivelit të lartë të organizuara nga Gjermania për t’i dhënë një vrull të ri Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai shërben si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të lartë zyrtarë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit, shkruan Klankosova.tv.

- Reklama -

Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, rininë dhe bizneset e rajonit.

Qëllimi i Procesit të Berlinit, siç shkruan Ambasada, është të intensifikojë bashkëpunimin rajonal, të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme dhe të nxisë pajtimin brenda dhe ndërmjet shoqërive në Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania do të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Kosovë.

Për t’i paraprirë këtij takimi, disa takime ministrore do të mbahen në Berlin:

Më 20 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Punëve të Brendshme

Më 21 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Jashtëm

Më 24 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Energjisë

“Në agjendën e këtyre takimeve ka tema si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, klima dhe agjenda e gjelbër, Tregu i përbashkët rajonal, siguria kibernetike, tranzicioni i energjisë dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Gjermania është i gatshëm të marrë drejtimin dhe është e vendosur fort për ta bërë samitin një sukses”, ka theksuar Ambasada gjermane në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort