Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratat e bëra në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Kurti të hënën në “Interaktiv” tha se Lushtaku me veturë zyrtare ka dashur ta godasë eskortën e tij gjatë fushatës në Skenderaj për zgjedhjet e shkurtit 2025.
“Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se s’e ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti të hënën mbrëma.





