LAJME

Sami Lushtaku: Nëna Zyhrë na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë

Sami Lushtaku: Nëna Zyhrë na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2024, 18:08

Nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, u ka uruar ngushëllime familjes së bashkëluftëtarit të tij, Skender Sallauka, pas vdekjes së nënës së tij, Zyhra Sallauka.

“Nëna Zyhrë ishte një grua e fortë dhe me zemër të madhe, që në periudhat më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugëve për në Shqipëri dhe kthimin prapa, na ka mirëpritur në shtëpinë e saj dhe na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë. Do ta kujtojmë gjithmonë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike. Ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, shkroi Lushtaku në postimin e tij.

Zyhra Sallauka ishte nëna e ushtarit të UÇK-së, Skender Sallauka. Zyhra Sallauka, gruaja e cila u bëri konak luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë viteve të vështira të luftës, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Varrimi i saj është bërë sot në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Ndërkaq, e pamja po vazhdon të mbahet në lagjen “Dardania” (ish-Jaglenicë) në Prizren./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika