LAJME

Sami Lushtaku ndalohet nga Specialja

Sami Lushtaku ndalohet nga Specialja
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2024, 22:12

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia e Gjykatës Speciale të premten në mbrëmje.

Ai është dërguar në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Një ekip i KOHËS është duke qëndruar te zyrat e EULEX-it. Aty është parë edhe deputeti Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, i cili deri tani ka qenë i paqasshëm në thirrjet telefonike. Përgjigje deri në publikimin e artikullit nuk ka ofruar as Gjykata Speciale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika