LAJME

Sami Lushtaku flet për mundësinë e koalicionit PDK-Vetëvendosje

Sami Lushtaku flet për mundësinë e koalicionit PDK-Vetëvendosje
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2021, 16:43

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, ka thënë se sa i përket qëndrimit personal, asnjëherë në jetë nuk do të bënte koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Një gjë të tillë Lushaktu e ka thënë në një përgjigje për “persikopin”.

“Nuk është mendim i partisë… është mendim i jemi: unë kurrë nuk kisha bo hiç! Por nëse partia vendos është çështje tjetër, mendimi jem është JO me Albin Kurtin”, ka thënë Lushtaku.

Ai tutje ka shtuar se Kurti e ka fituar këtë garë dhe tashmë duhet të ballafaqohet me ato që i ka kundërshtuar gjithmonë.

“…ai e ka fituar garën ai le të ballafaqohet me ato që ai ka qenë kundër gjithmonë”, ka thënë tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika