Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar dhe të sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha sonte në një intervistë për Lajmet Qendrore të RTK-së se pasuria që nuk përputhet me të ardhurat do të konfiskohet dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të Kosovës.
“Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, nga i cili varet edhe luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, secila vonesë e Gjykatës Kushtetuese është vonesë e paarsyeshme e cenon funksionimin e rendit kushtetues, ndarjes së pushteteve konkretisht, e cenon funksionimin e organit të legjislativ”, tha Sallahu.





