LAJME

Salajdin Fanaj, kandidat për deputet i degës së LDK-së nga Zhuri

Salajdin Fanaj, kandidat për deputet i degës së LDK-së nga Zhuri
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2021, 13:32

Dega e LDK-së në Zhur, ka njoftuar se kandidat i saj për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, do të jetë afaristi dhe zyrtari i këtij subjekti politik, Salajdin Fanaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të LDK-së, Dega e LDK-së Zhur në përbërjen e listës fituese të kryeministrit Hoti, për zgjedhjet e 14 Shkurtit, ka marrë vendim që kandidat të jetë, Salajdin Fanaj. Salajdin Fanaj, është i vetmi kandidat nga regjioni ynë dhe meriton të jetë zëri i lumjanëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Salajdin Fanaj, afarist i suksesshëm, i afërt, i dashur dhe modest, human dhe gjithmonë i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij në përmirësimin e jetës se qytetarëve të Prizrenit e me gjërë.

Si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit për disa mandate që ishte, ai përfaqësoi interesat e votuesve të tij në mënyrë brilante. Andaj, që do të na përfaqësoj denjësishtë, ju ftojmë të gjithëve që ta përkrahni dhe votoni!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika