Inxhinier Safet Ahmet Ademaj edhe pse veprimtar qysh në ditët e para të Lidhjes Demokratieke të Kosovës (LDK), kur ndërroi jetë me 23 prill 2023, nuk u shkrua e tha asnjë fjalë nga bashkë partiaket e t ij, ashtu siç bënin për veprimtarët e tjerë përmes statuseve të tire në nëpërmjet llogarinë të tire në “Facebook”, mjeteve të informimit ku shprehnin dhimbjen për humbjen e veprimtareve të LDK-së, nuk organizuan asnjë mbledhje përkujtimore, nuk morën pjesë dhe nuk vendosën asnjë kurorë nga strukturat partiake në varrimin e të ndjerit safe.
Edhe pse Safet Ademaj ishte activist i hershëm i Lidhjes Demokratieke të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, duke qenë edhe deputet i Republikës së Kosovës nga votat e marra në zgjedh jet e 24 majit të vitit 1992, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të “Vrrinit”, gjatë viteve më të vështira që po kalonte Kosova.
Safet Ademaj edhe pse dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij.
Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e tire të dashur, të ditur e të urtë, ndërsa LDK e Kosovës e sidomos Dega e LDK-së në Zhur e Prizren, humbi njërin ndër aktivistët e saj më të vyer, por nga bashkë partiakëve e tij , në asnjë rast nuk u përmend e kontributi i dhënë për LDK-në dhe shtetin e Kosovës.
Ishte edhe humbje për tërë shoqërinë tonë.
Kush ishte Safet Ademaj?
U lind me 18 prill të vitit 1951, në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit.
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes në Zhur.
Shkollimin e mesëm në Shkollën e Mesme Teknike “Gani Çavderbasha” në Prizren.
Faculty of Teknik-Drejtimin Ndërtimtari e mbaroi në Faculty of Teknik në Universitetin e Prishtinës.
Pas mbarimit të studimeve me shumë sukses Safet Ademaj, filloi punën në Shkollën e Mesme Teknike në Prizren (1978-1981), si mësimdhënës i lëndëve profesionale.
Me pas punën e tij në profesion e vazhdoi në Entin për Projektim të Komunës së Prizrenit (1981-1985).
Punoi edhe në Kombinatin më të madh ndërtimor të asaj kohe “Ramiz Sadiku” në Prizren deri në vitin 1992, me qenë se ishin vite të vështira për shqiptarët e Kosovës nga dhuna që ushtronte okupatorit serb, i cili përpos maltretimeve, torturave, burgosjeve dhe vrasjeve të kosovarëve ata edhe i përzunë nga vendet e punës, andaj inxhinieri i ndërtimtarisë Safet Ademaj, filloi ta ushtroi profesionin e tij duke kontraktuar punë private për të mbijetuar dhe mbajtur gjallë familjen e tij.
Në jetën politike Safet Ademaj u kyç që në ditën e parë të themelimit të LDK-së, që ishte një Lëvizje Popullore, i cili u dallua si activist dhe veprimtar i kësaj partie në fshatin Zhur e Prizren.
Në zgjedhjet e para, të Lira e Demokratieke të organizuar nga LDK-ja më në krye dr. Ibrahim Rugovën, Të Organizuara Me 24 Majit Të Vitit 1992, Safet Ademaj Me Shumicë Votassh Zgjidhet I Parlamatit Të Republikës Së Kosovës, I Cili I Përfaqësoi denjiteshëm Popullin Dhe Electoratin e Zhurit Dhe Prizrenit.
Safet Ademaj si deputet u dallua në veprimtari e aktivitete politike si në organizimi i arsimit parallel, në Këshillin e Financimit, në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” e shumë e shumë aktivitete tjera.
Për të cilat u ndoq këmba këmbës nga agjentet e Shërbimit të Brendshëm Sekret të Serbisë-Jugosllavisë, një shërbim famëkeq, duke u thirrur në të ashtuquajtura biseda informative e që ishin tortura të rënda psikikë e fizike, të cilat i përballojë stoikisht.
Ai e vazhdoi aktivitetin e tij politik për çlirimin e Kosovës nga thundra okupatore serb dhe për bashkim kombëtar.
Ai edhe kur ishte i sëmurë aktivitetin nuk e ndaloi kurrë deri në vdekjen e tij.
Inxhinieri Safet Ademaj do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intellectualëve më të dalluar, që punoi shumë për çlirimin e Kosovës.
Ai dha kontribut të madh në Lidhjen Demokratieke të Kosovës.
Ngushëllimet më të thella për familjen Ademaj, LDK-në dhe gjithë kolegët e miqtë e Safet Ademajt.
Kujtimi për të do të jetë i përhershëm për familjen e tij, për veprimtarët e parë të LDK-së, miqtë dhe koleget e tij.
Muharrem Qafleshi- Bota Sot