SPORT

Sadiku nuk udhëton në Botërorin e Indisë, shkaku se u kushtëzua t’i mos i përdor simbolet shtetërore

Sadiku nuk udhëton në Botërorin e Indisë, shkaku se u kushtëzua t’i mos i përdor simbolet shtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2023, 13:13

Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.

Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.

Organizatori i Kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres Sadiku mund të bëhet vetëm me dy kushtet e vëna: Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre në formë të printuar.

“Duke parë këto kushte dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBOXK në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, vendosi të mos udhëtojë fare drejt Indisë”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi dhe njëherit mundësia për të fituar një tjetër medalje botërore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika