Radio Evropa e Lirë ka publikuar një statistikë ku tregon shifrat për prezencën ushtarake të Aleancës Veriatlantike në territorin e Kosovës.
Sipas kësaj statistike, NATO gjithsej ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.
Dy shtetet e para që kanë prezencën më të madhe ushtarake në Kosovë janë SHBA me 635 trupa dhe Italia me 628 sosh.





