- Reklama -

Rusia thotë se po i ndjek me vëmendje ngjarjet në Kosovë: Asociacioni, element kyç

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka deklaruar se po i përcjell nga afër “ngjarjet dramatike” në Kosovë, teksa shtoi se baza ligjore për zgjidhjen e problemit të Kosovës, “deshi apo jo dikush”, mbetet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila sipas tyre, përcakton qartë integritetin territorial të Serbisë.

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar u tha se Rusia e konsideron të papranueshëm zhvlerësimin e elementeve kyçe të identifikuara gjatë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, para së gjithash, kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe si mekanizëm për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

- Reklama -

”Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë. Pikat kyçe të pozicionit tonë janë të njohura”, thuhej në deklaratë .

Në kumtesë shtohet se situata në Kosovë u përshkallëzua sërish në muajin e fundit, duke iu afruar skajit të konfliktit ndëretnik dhe arsyeja sipas Rusisë ishte synimi i “autoriteteve të vetëshpallura” në Prishtinë për t’i detyruar serbët të fillojnë ndërrimin e dokumenteve personale dhe targave me ato të Kosovës nga 1 shtatori.

“Përkundër shpërthimit të pakënaqësisë së arsyeshme të popullatës serbe, paralajmërimeve nga Beogradi dhe rrezikut të lartë të konfrontimit të drejtpërdrejtë, liderët e Kosovës me vendosmëri kanë refuzuar të ndryshojnë planet e tyre”, citon paparaci, të ketë thënë Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Thuhet se arritja e një kompromisi të pjesshëm për dokumentet e identitetit e uli disi intensitetin e situatës, e cila vazhdimisht rrëshqiste drejt opsionit të dhunshëm dhe u mundësoi pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në marrëveshje të flisnin për njëfarë progresi.

Sipas MPJ-së ruse, presioni ndaj Serbisë për shkak të Kosovës vjen në mes të një tentative për të “futur pykë në marrëdhëniet e saj me Rusinë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort