Autoritetet ruse kundërshtuan ofertën e Ukrainës për të shkëmbyer të gjithë robërit myslimanë të luftës nga të dyja palët në fillim të muajit të Ramazanit më 22 mars.
Kështua tha Daria Zariva, këshilltare për komunikim e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Kyiv Independent.
“Ne dolëm me një propozim për të shkëmbyer muslimanët ‘të gjithë për të gjithë’ nga të dyja palët si shenjë respekti për kulturën dhe traditat e tyre, por pala ruse e pranoi këtë ide pa shumë entuziazëm,” tha Zarivna.
Në shkëmbimin e fundit të të burgosurve më 3 prill, Ukraina solli 10 ushtarë dhe dy civilë nga robëria ruse, njoftoi Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
Pesë prej ushtarëve janë plagosur rëndë, sipas shtabit koordinues, teksa të njëjtit u kapën gjatë betejave në rajonet Donetsk dhe Luhansk, duke përfshirë afër Bakhmut. Një civil ishte nga fshati Lyptsi në Kharkiv Oblast dhe tjetri ishte nga Mariupol.
Sipas shtabit koordinues, ka ende më shumë se pesë ushtarë të plagosur rëndë në robërinë ruse dhe Ukraina kishte pritur që ata të liroheshin.
Shtabi koordinues ka kryer 39 shkëmbime që nga fillimi i pushtimit. Më shumë se 2000 njerëz janë liruar nga robëria ruse.