Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shpallur “non grata” zyrtarin rus që punonte në UNMIK nga shteti rus po konsiderohet si “shpërthim ekstremist” i Kosovës dhe si përpjekje për të goditur Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, çështja rreth zyrtarit rus të UNMIK-ut ende s’ka marrë epilog.
“Ky shpërthim ekstremist i Prishtinës e vazhdon politikën provokuese të Kosovës, e cila e ka për qëllim dëbimin nga krahina të misionit që e vlerëson në mënyrë objektive situatën në terren. Kjo do të shkaktojë goditje, jo vetëm për këtë ekspert konkret nga Rusia, por edhe për autoritetin e organizatës ndërkombëtare të OKB-së në tërësi”, ka thënë Zakharova, raporton Sputnik.





