Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, reagoi pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Ai paralajmëroi se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.
“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev në Twitter, që dikur ka qenë edhe kryeministër i Rusisë, ndërsa tani ka rolin e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.





