LAJME

Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete, përfshirë Shqipërinë

Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete, përfshirë Shqipërinë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2022, 15:38

Rusia ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për 36 shtete, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Disa nga shtetet që nuk do të mund të fluturojnë drejt Rusisë janë Britania e Madhe, Spanja, Italia, Kanada, Norvegjia, e të tjera, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një vendim të tillë e kanë marrë edhe një pjesë e shteteve perëndimore ndaj Rusisë të dielën.

Ndalimi i fluturimeve vjen pas vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus, pas sulmeve në Ukrainë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika