Krenaria e ushtrisë së Putin është goditur vetëm pak ditë pasi pa frontin e luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për T-90M, tankun më modern që ushtria ruse ka dërguar në front deri më tani.
Sipas inteligjencës ukrainase mendohet se një T-90M është shkatërruar në verilindje të Karkivit gjatë sulmi të koordinuar të forcave të rezistencës ukrainase. Së bashku me tankun modern janë shkatërruar edhe disa mjete të tjera të blinduara. Aktualisht mbetet e paqartë nëse ekuipazhi i tankut është vrarë apo ka mundur të mbijetojë.





