Rusia po përgatitet të kufizojë hyrjen për qytetarët e vendeve “jomiqësore”, të cilat do të përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Në një sërë komentesh televizive, Lavrov tha: “Një projekt-dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse të vizave në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të një sërë shtetesh të huaja“, shkruan The Guardian.





