- Reklama -

Rusia dhe Ukraina njoftojnë për sulme të fuqishme ajrore

Rusia dhe Ukraina sulmuan njëra-tjetrën me dronë në orët e para të së premtes. Zelensky e quajti sulmin rus të pabesë.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte objektiv sulmesh të fuqishme ajrore ruse në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas Policisë së Kievit prej goditjeve ka pasur të paktën 24 të plagosur.

- Reklama -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se ushtria ruse kishte lëshuar ​​afërsisht 430 dronë dhe 18 raketa. Ishte një sulm i qëllimshëm “me synimin për të shkaktuar dëme maksimale tek njerëzit dhe në infrastrukturën civile”. Ishte një “sulm i pabesë”, tha Zelenski.

Dëmtime ndërtesash pati “pothuajse në çdo lagje”.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitshko, tha se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin përpjekur për të zmbrapsur “sulmin masiv të armikut”, por megjithatë “pjesë të rrjetit të ngrohjes u dëmtuan”. Ai paralajmëroi se mund të ndërpritet edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë.

Sulme edhe ndaj ndërtesave të banimit

“Rusët po godasin ndërtesa banimi”, tha Tymur Tkashenko, drejtues i administratës ushtarake të qytetit. “Në të gjithë Kievin ka shumë ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, pothuajse në çdo lagje.”

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se edhe jashtë kryeqytetit prej sulmeve me dronë dhe raketa u plagos një person dhe u shkaktuan zjarre në disa vende. Një burrë 55-vjeçar në qytetin Bila Tserkva pësoi djegie dhe u shtrua në spital.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia po sulmon me dronë dhe bomba të telekomanuara edhe disa rajone të tjera të vendit.

Rusia kap dronë ukrainas

Edhe ushtria ruse raportoi se kishte kapur më shumë se 200 dronë ukrainas duke u gdhirë dita e premte (14.11.). “Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore kapën dhe shkatërruan 216 mjete ajrore ukrainase pa pilot”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Gjashtëdhjetë e gjashtë dronë ranë në Krasnodar në rajonin e Detit të Zi dhe 45 në rajonin e Saratovit më në veri të Rusisë.

Me sa duket Ukraina ka përdorur jo vetëm dronë, por edhe raketa Neptune – një tip arme e zhvilluar nga Ukraina./DW

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort