- Reklama -

Rumania vazhdon ta quajë Kosovën “krahinë”, nuk tregojnë nëse do të mbështesin liberalizimin e vizave

Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë ka thënë se janë në “analizë të brendshme” të pozicionit të tyre lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, temë kjo që pritet të diskutohet nesër nga Grupi Punues i Këshillit Evropian në BE.

Kështu kanë deklaruar diplomacia rumune në një përgjigje përmes e-mailit për lajmi.net, duke shprehur rezervat e tyre nën pretekstin e respektimit të neutralitetit të BE-së.

- Reklama -

“…Në këtë kontekst, qëndrimi i Rumanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën është ende në analizë të brendshme, duke u nisur nga premisat e respektimit të neutralitetit të BE-së ndaj statusit të krahinës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së rumune.

Në anën tjetër, ata kanë thënë se nuk ndryshojnë pozicion për njohjen e Kosovës, duke e quajtur sovranitetin e Kosovës si “shpallje të njëanshme” dhe duke iu referuar vendit si “krahinë”.

“Rumania nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për të mos njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga autoritetet në Prishtinë. Në të njëjtën kohë, Rumania synon të kontribuojë në rritjen e ndikimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, kanë deklaruar ndër të tjera nga MPJ-ja rumune.

Të njëjtit kanë përkujtuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash që nga 2018-a.

Parlamenti rumun pati shprehur kundërshtinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës që nga shpallja e saj, më 2008-ën.

“Kuvendi thekson se vendimi në Prishtinë dhe njohja e mundshme nga shtetet e tjera të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme nuk mund të interpretohet si precedent për fusha të tjera”, thuhej në një njoftim të lëshuar nga kuvendi rumun një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk njohin ende Kosovën, përfshirë Rumaninë, janë edhe Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.

Liderët kosovarë, si dhe diplomatët evropianë, kanë shprehur optimizëm se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.

Më 9 nëntor, Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort