Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së hënës, mori pjesë në diskutimin “Nga mundësitë tek investimet”, në kuadër të edicionit të tretë të konferencës “The Future of Business”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se nëpërmjet Agjendës Një Miliard Euro, bashkë me Data4X, po synojnë dhe po angazhohen që, brenda katër vjetësh, 1 miliard euro importe t’i zëvendësojnë me prodhime vendore.
“Ne ende blejmë jashtë shumë nga ato që mund t’i bëjmë vetë, por po punojmë me përkushtim që kjo të ndryshojë. 1 miliard euro prodhim vendor në vend të importit, do të thotë edhe fabrika të reja, vende pune e produkte vendore në raftet tona, por edhe eksport. Nuk është proteksionizëm. Tregjet tona mbeten të hapura dhe kompanitë tona do të konkurrojnë.” – njoftoi ai.





