Rukiqi për Qeverinë: Punëtorët e sektorit privat nuk janë të huaj në këtë vend

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Nov 9, 2020
Rukiqi për Qeverinë: Punëtorët e sektorit privat nuk janë të huaj në këtë vend

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se edhe punëtorët e sektorit privat janë votues dhe duhet të ndihmohen nga Qeveria.

Rukiqi thotë se këta punëtorë nuk janë të huaj në vend, shume prej tyre po rrezikojnë ta humbin vendin e punës si pasojë e pandemisë.

Shteti ka obligim të kujdeset për mirëqenien e të gjithëve, thotë Rukiqi.

Ai deklaron se nuk po kërkon mbulesë të fitimeve sektori privat, por se po kërkon fonde dhe lehtësi për të mbijetuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Edhe punetoret e sektorit privat jane votues. Nuk jane qytetare te huaj ne kete vend. Shume prej tyre rrezikojne ta humbin vendin e punes, si pasoje e pandemise.

Shteti e ka per obligim te kujdeset per mireqenien e te gjitheve.

Sektori privat nuk po kerkon mbulese te fitimeve. Po kerkon fonde dhe lehtesi per mbijetese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika