Rukiqi: Me shtrëngimin e masave, gastronomët nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Mar 3, 2021
Rukiqi: Me shtrëngimin e masave, gastronomët nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se gastronomët nuk do janë të vetmit që do ngriten në protesta, në rast se shtrëngohen masat kundër parandalimit të koronavirusit.

Rukiqi ka lënë fajtor fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për rritjen e numrit të rasteve, teksa ka thënë se “biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën”.

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Postimi i tij i plotë:

Nese ka shterngim masash, gastronomet nuk do te jene te vetmit qe do te protestojne.

Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturen” e pandemise, sidomoa tani kur numri i rasteve eshte rritur, si pasoje e fushates zgjedhore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika