Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka apeluar tek institucionet e vendit që të mblidhen edhe në një seancë të fundit për këtë vit që të miratojnë buxhetin e vitit 2021.Rukiqi në një konferencë për media theksoi se rënia e qarkullimit deri tani sipas të dhënave të Agjencisë Tatimore të Kosovës është 1.2 miliard euro.
“Është apel i bizenesve që ta përfundojnë këtë vit me miratimin e buxhetit.
Apelojmë tek institucionet që ta mbajnë edhe një seancë në Kuvend dhe ta miratojnë buxhetin për vitin 2021. Nëse ndodhë kjo jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbjen ekonomike por do të jeni sekenari më i dëmshëm i vendit që nga paslufta. Krizat e vazhdueshme politike janë krizë për rimëkëmbjen ekonomike. Duke e ditur që kemi zgjedhje në fillim të vitit dhe përvojat e kaluara ose më mirë më thënë ciklet e kaluara zgjedhore që vetkrijimi i institucioneve është e vështirë. Rënia e qarkullimit deri tani sipas të dhënave nga Agjencia Tatimore e Kosovës është 1.2 miliard euro në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar”, tha ai.
Rukiqi mes tjerash tregoi se ka pakëz rritje të qarkullimit ditëve të fundit teksa tregoi edhe nga ka ardhur kjo rritje.“Kjo rënie nuk është humbje e bizneseve por rënie e qarkullimit, Ajo që është dritë në fund të tunelit është rritja e qarkullimit ditëve të fundit, kjo si efekt i ardhjes së diasporës dhe nga mjetet e trustit. Kjo e ka krijuar një opimizëm të matur tek bizneset për një përmbyllje të vitit të rëndë”, tha Rukiqi.