Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë, të cilën e ka realizuar sot, ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Hajdari, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që Prekazi, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari.
“Vizita aty ishte një nder i madh që i bëhet heronjve, që kanë luftuar kaq shumë për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e Kosovës. Kështu që për të kuptuar sa e rëndësishme është liria, ne duhet të kuptojmë se sa shumë kanë sakirifkuar heronjtë tanë. Ndaj, duke marrrë parasysh edhe rolin që ka luajtur Adem Jashari dhe shumë heronj tjerë gjatë luftës së UÇK-së dhe relacionin që ka pasë me tim atë Azem Hajdarin, mendoj që ishte detyrë për mua dhe nderim i madh që i bëra familjes Jashari duke qenë prezente aty. Por, kuptohet që u ndjeva pak e mërzitur kur e pashë gjithë atë panoramë që të bën të reflektosh shumë”, u shpreh ajo.





