Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington, D.C., dhe në shënim të 18-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në Departamentin e Shtetit nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Për këtë takim në platformën X ka shkruar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“U takova me presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtar themelues të Bordit të Paqes. Gjithashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”- ka shkruar Rubio në platformën X.





