- Reklama -

Rubin në Hagë: CIA kishte kontakte të hershme me Ramush Haradinajn

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Në dëshminë e tij, Rubin ka pohuar se zyrtarë të zbulimit amerikan kanë qenë në kontakt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sidomos me ish-komandantin e zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

- Reklama -

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte dhe sigurisht, të mos promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe,” tha Rubin.

Ish-diplomati amerikan shtoi se kishte mësuar për këto kontakte në vitin 1999, kur vetë kishte shkuar në Kosovë dhe ishte takuar me zyrtarë të CIA-s.

“E mësova në vitin 1999, por marrëdhëniet kishin filluar më herët, qysh në vitin 1998. E di që ambasadori Gelbard ishte takuar me UÇK-në. Kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA-s dhe stafin e tyre, mësova se ata kishin pasur marrëdhënie të vazhdueshme me Haradinajn për vite me radhë,” shtoi Rubin./Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort