LAJME

RTK shpenzon rreth 29,300 euro për tre muaj vetëm për servisim dhe vetura me qira

RTK shpenzon rreth 29,300 euro për tre muaj vetëm për servisim dhe vetura me qira
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2021, 13:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka kërkuar sqarime nga drjetori i RTK-së për shpenzimet e mirëmbajtjes së veturave nga ana e Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas, Korenicës, ndër shpenzimet më të mëdha të paraqitura në këtë periudhë, është edhe mirëmbajtja e veturave që paguhet për çdo tre mujor për vetura përafërsish 29,300 euro.Në anën tjetër drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, theksoi se në këto shpenzime hynë mirëmbajtja dhe qiraja e veturave.

“Është një kontratë që veturat janë me kontratë që shfrytëzohen prej televizionit, radios, RTK2 dhe të gjithave – është qiraja e veturave. Janë 16 vetura që përdoren, mirëpo zyrtari i financave po thotë që këtu hynë edhe mirëmbajtja e veturave aktuale të RTK–së , i ka edhe disa vetura të tjera, ka kombi”, tha Kastrati.

Në këtë komision gjithashtu u diskutua edhe për raportin e shpenzimeve për periudhën janar-mars 2021 dhe për borgjet e RTK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika