Policia e Kosovës ka bërë apel te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët me ngrica e akull.
Rrugët me ngrica dhe akull shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes

Policia ka njoftuar se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë kësaj jave do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, reshje bore dhe erëra të forta, ku për pasoj në lokacione që ka rrjedhje të ujit krijohen shtresa të akullit të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në ura, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë siç janë rrëzimi i shtyllave apo drunjëve nga erërat e forta.
“Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përdorin pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

