- Reklama -

Rruga Tetovë-Prizren, Boçvarski: Për këtë projekt nevojitet më shumë kohë

Rruga Tetovë – Prizren pavarësisht premtimeve, edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm dëshirë. Këtë më së miri e sqaron ministri kompetent, Bllagoja Boçvarski i cili thotë se procedura për punimin e dokumenteve për një projekt të tillë është tepër e gjatë, pasi sipas tij, për një projekt të tillë nevojitet analizë e mirëfilltë.

“Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja e mjeteve financiare dhe më pas shpallje për thirrje. Gjithsesi se në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, ndërsa kjo për shkak se punohet për rrugë e cila po i lidh dy shtete, të punohet paralelisht dhe bashkërisht, e që do të japë zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

- Reklama -

Boçvarski tha se kjo rrugë është në interes të dyja vendeve, por pa theksuar afate se kur mund të fillohet puna e këtij projekti. Ndërkohë, edhe pas shumë premtimeve dhe afateve edhe rruga kryesore dhe më e frekuentuar që lidhë Maqedoninë me Kosovën, Bllacë-Shkup mbetet e pa përfunduar. Autoritetet për më shumë se një vit nuk mund të përfundojnë edhe ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort