LAJME

Rruga nga Kosova drejt Malit të Zi e mbyllur për kamionë, e hapur për udhëtarët

Rruga nga Kosova drejt Malit të Zi e mbyllur për kamionë, e hapur për udhëtarët
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2026, 11:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga nga Kosova drejt Malit të Zi mbetet e bllokuar për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre.

Sipas QKMK-së, rruga për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.

“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika