Pjesëmarrëve në komunikacion sot rreth orës 16:00 iu është rrezikuar jeta në dalje të Gjakovës saktësisht në drejtim për Prizren.
Kjo për shkak të reshjeve të borës që kanë rënë pa ndërprerë që nga mëngjesi.
Si pasojë e mos pastrimit të rrugëve në Kosovë, një veturë “për një fije floku” ka shpëtuar nga një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren.
Në një video që kanë dërguar lexuesit në IndeksOnline shihet se si një veturë në këtë aks rrugor rrëshqet dhe rrezikon jetën, përveç vozitësit, edhe të qytetarëve të tjerë në komunikacion.
Gjendje e njejtë e rrugëve është në tërë territorin e Kosovës, ku shumica prej tyre janë me ngrica dhe të mbuluara me borë.
Megjithatë, Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës