Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka shprehur shqetësim ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit për siç thonë ata, neglizhencën dhe zvarritjen e procesit të subvencioneve kulturore për vitin 2026.
Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren reagojnë ndaj DKRS-së lidhur me “zvarritjen” e procesit të subvencioneve kulturore për vitin 2026

Sipas tyre, si pasojë e kësaj qasjeje, organizatat që prej dekadash kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Prizren, përfshirë edhe organizatat që përfaqësojnë dhe promovojnë trashëgiminë, identitetin dhe diversitetin e komuniteteve të ndryshme të qytetit, janë lënë anash dhe përjashtuar nga proceset mbështetëse pa kritere të qarta, transparente dhe të qëndrueshme.
“I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Komunës: Kultura nuk është lëmoshë, por identiteti i Prizrenit! Mjaft me injorim administrativ. Andaj kërkojmë:
1: Publikimi i menjëhershëm i listës përfundimtare të subvencioneve.
2: Shqyrtim transparent, i drejtë dhe profesional i të gjitha ankesave të dorëzuara.
3: Rishikim i buxheteve dhe kthim i mbështetjes për organizatat që mbajnë gjallë jetën kulturore në qytet.
Komuniteti kulturor ka qenë dhe mbetet hisedar kyç i Prizrenit për dekada me radhë, andaj zbehja e mbështetjes në vitin 2026 nuk përbën thjesht një dështim administrativ, por një goditje direkte në tendencën e kontrollit dhe dobësimit të skenës së pavarur kulturore. Kjo qasje e qëllimshme synon të cenojë autonominë tonë operative dhe të zbehë zërin kritik të organizatave që kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë identitetin e këtij qyteti. Presim zgjidhje të drejtë TASH!” – thuhet në reagim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

KQZ sqaron se si plotësohet fletëvotimi dhe rastet kur mund të shpallet i pavlefshëm

